Vashat e Kosovës më të mira se danezet

Sporti

Vashat e Kosovës më të mira se danezet

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 18:43

Në ndeshjen e fundit në kuadër i Antalya Cup, e organizuar nga “Rival Tours”, futbollistet e Kosovës së Prishtinës edhe pse kanë luajtur baras 1:1 me një skuadër tepër të fortë daneze “BSF Dam”, kanë treguar një lojë brilante. Ishte ndeshja më e fortë e këtij turneu ku skuadra kryeqytetase u shpallë më e mira me dy barazime dhe një fitore, përballë një skuadre shumë të fortë, të komponuar mjaft mirë dhe me një qëndrueshmëri fizike të jashtëzakonshme.

Por, futbollistet e Kosovës së Prishtinës në këtë përballje luajtën me mish e shpirt, duke menaxhuar shumë mirë kohë, terrenin dhe koordinuan mjaft mirë aksionet e tyre. Kështu që, në minutën e 15-të pas një ndërhyrje në mënyrë të palejueshme ndaj Feride Kastrati, gjyqtari Ekeci tregoi në pikën e bardhë, ndërsa kapitenja Xhemile Berisha ishte e pagabueshme duke shënuar dhe solli kryeqytetaset në epërsi në 1:0. Me këtë rezultat u përmbyllë pjesëloja e parë.

Skuadra daneze me të filluar pjesa e dytë e ndehjes furishëm u vërsulen drejt portës së Viona Rexhepit, e cila në këtë ndeshje mbrojti mjaft mirë, por as sesi të shpërthenin mbrojtjen e çeliktë të kryeqytetaseve. Duket se përgatitje fizike shumë e mirë e futbollisteve daneze bëri që në minutën e 92-të shtesë, të bie pak përqendrimi i mbrojtjes së Kosovës së Prishtinës dhe Arn Grimsen barzon rezultatin në 1:1. Ndonëse, gjyqtari e vazhdoi lojën për 7 minuta, deri në fund nuk u arritë të ndryshojë rezultati i barabartë.

Vashat e Kosovës së Prishtinës në këtë ballafaqim dëshmuan, jo vetëm cilësi e karakter, por edhe një shpirt luftarak sportivë për të mbrojtur ngjyrat e klubit dhe të prezantimit dinjitoz të shtetit të Kosovës. Kryetrajneri Ilir Sopi u shpresh i kënaqur me angazhimin e futbollisteve të tij, por njëherësh shprehi keqardhjen që barzimi erdhi në minutat shtesë, por kjo është magjia e futbollit.
Para ndeshjes znj. Vjolllcë Krasniqi anëtare e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, ië dhuroi një dhuratë me hartën e Kosovës e derdhur në kristale, përfaqësuesit të skuadrës daneze. Ndërkaq, nënkreyari i FFK-së z. Agim Ademi dhe kryetari i KFF”Kosova e Prishtinës” po ashtu ia dorëzoi një hartë të Kosovës në kristale si dhe një fanellë të nënshkruar nga gjithë ekspedita e Kosovës së Prishtinës bashkë me të gjitha lojtaret, z. Kenan Kurtesh, i cili bëri të mundur që skuadra kryeqytetase të marrë pjesë në këtë turne.

Kosova e Prishtinës – BSF Dam 1:0 (1:1)
Stadiumi: “Miracle” Antalya.
Shikues: një numër i konsiderueshëm.
Gjyqtarë: Çakici, Shamatava e Reis.
Shënues:Xh. Berisha(15’ p) për Kos. e Prishtinës dhe Arn Grimsen (92’) për BSF Dam.
Kosova e Prishtinës: Rexhepi, Bunjaku, Govori, Rrahmani, Xh. Kastrati, Haklaj, F. Kastrati, Xh. Berisha, Begolli, Jashari dhe V. Berisha: Luajtën: Kryeziu, Jatullahu, Maliqi, S. Selimi, Q. Selimi Prestreshi dhe Podvorica.
BSF Dam: Paltoft, Drost, Andersen, Larsen, Seland, Grib, Shirizi, Arn. Grimsen, Barut, Krum, Nowak e Jacobsen. Luajtën edhe: Grawersen, Suava, Skovgarard, Petersen. Gram e Reitz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat