Ata janë fantastikë në fushë, por përfshihen në listën e lojtarëve më të urryer

Sporti

Ata janë fantastikë në fushë, por përfshihen në listën e lojtarëve më të urryer

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 18:41

Edhe pse bëjnë pjesë në listën e lojtarëve më të paguar të kontinentit, ata janë njëkohësisht edhe ndër më të urryerit e Evropës. Bëhet fjalë për disa nga futbollistët më të njohur të këtij sporti, por stili i tyre i lojës, sjellja në fushën e blertë dhe në jetën private i kanë bërë njerëzit më të urryer në botën e futbollit.

Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, lista e nëntë emrave që nuk pëlqehen nga publiku evropian fillon me sulmuesin e Chelseat, Diego Costa, që konsiderohet si një prej lojtarëve më provokues.

Spanjolli pasohet nga Zlatan Ibrahimovic, i cili për shumë njerëz është arrogant dhe egoist, transmeton SuperSport. Nëse vese mund t’i quajmë, i tillë cilësohet edhe Cristiano Ronaldo. Në rangun e lojtarëve më të ashpër, radhën e parë e mban mesfushori holandez, Nigel De Jong.

Simuluesi? Barcelona e ka një të tillë, ai është mesfushori Sergio Busquets, i vendosur disa herë në qendër të polemikave për ‘ndërhyrjet’ e rënda që ka improvizuar në dëm të tij. Në këtë kategori hyn edhe sulmuesi holandez i Bayern Munichut, Arjen Robben.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Chelseat, John Terry, përfshihet në kategorinë e lojtarëve që cilësohen si “kasapë” nga kundërshtarët për shkak të ndërhyrjeve të dhunshme.

Kategorizimi më i çuditshëm i bëhet Mario Balotellit, i cili bën pjesë në familjen e lojtarëve me sjellje të çuditshme ose më saktë, të paqëndrueshme.

Lista e lojtarëve më të urryer të kontinentit mbyllet me mbrojtësin e Hamburgut, Emir Spahic, i cili bën dallimin në fushë me ndërhyrjet e tij aspak korrekte në dëm të kundërshtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat