Klopp: Kjo gjë nuk u ndodh shpesh trajnerëve

Sporti

Klopp: Kjo gjë nuk u ndodh shpesh trajnerëve

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 18:38

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i lumtur me fitoren 0:6 të skuadrës së tij në udhëtim te Aston Villa.

Liverpooli shënoi fitore më të lehtë se sa është pritur, duke shkatërruar Aston Villan.

“Kjo e mirë ndodhi pasi që Aston Villa ishin shumë ambicioz para ndeshjes, por edhe nën presion”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.

“Ne e shënuam mrekullisht golin e parë. Ne kishim disa mundësi më shumë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

“Nuk ndodh shumë shpesh që një menaxher të shijojë 20 minutat e ndeshjes. Rezultat i pastër në fund”.

“Ne thyem ata pas golit të tretë apo të katërt. Pas kësaj ata nuk mund të ktheheshin më në lojë”, përfundoi trajneri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat