Xhaka fiton bindshëm derbin shqiptar në Zvicër

Sporti

Xhaka fiton bindshëm derbin shqiptar në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 18:07

Baseli nuk njeh kundërshtar në elitën e futbollit zviceran. Kampioni në fuqi triumfoi si mysafir me rezultat bindës 4:0 në takim me Grasshoppersin. Kjo sfidë ishte derbi i javës së 20-të, por Baseli nuk kurseu kundërshtarin.

Taulant Xhaka fitoi derbin shqiptar ndaj Florian Kamberit, Shani Tarashajt e Mërgim Brahimit te Grasshoppersit. Veçori e këtij derbit ka qenë se nga minuta e 31-të Baseli mbeti me një futbollist më pak pasi që Janko u ndëshkua me karton të kuq.

Grasshoppersit nuk i mjaftuan 59 minuta lojë me një lojtar më tepër, pasi që hasën në një mbrojtje shumë të fortë të kampionit. Lang në minutën e 12-të e 54’, Suchy (20’) e Zuffi (90+3’) shënuan për fitoren bindëse. Xhaka luajti 89 minuta dhe dëshmoi lojë të shkëlqyeshme me bashkëlojtarë dhe iu gëzuan kësaj fitore.

Baseli kryeson me 49 pikë, kurse Grasshoppers është i dyti me 39 sosh. Kamberi e Tarashaj luajtën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 58-të. Brahimi futet në lojë në minutën e 77-të, por dot me ekipin e tij që të bëjnë me tepër ndaj Baselit të fortë. Zurich importon tri pikë të mëdha nga Luzerni. Skuadra e Zurich-ut shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Luzernit. Burim Kukeli luajti në pjesën e dytë përkatësisht nga minuta e 78-të për Zurich-un, kurse Jahmir Hyka nga minuta e 63-të për Luzernin. Mysafirët megjithatë shijuan fitoren e madhe dhe që i jep shpresë për të ikur nga pjesa e poshtme e tabelës.

Zurich ngjitet në vend të tetë me 20 pikë, kurse Luzerni është në vend të katërt me 26 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat