E pranon Pogba: Mora disa këshilla nga Messi

Sporti

E pranon Pogba: Mora disa këshilla nga Messi

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:52

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, i cili së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka zbuluar se në ceremoninë për Topin e Artë, ka marrë disa këshilla nga Lionel Messi.

“Lionel Messi më dha disa këshilla”, tregoi Pogba, pa zbuluar më shumë.

Më pas francezi i ri, foli për ambiciet e tij në futboll.

“Unë luaj për të qenë i pari, nuk dua të jem i dyti. Sfida ime është që ta fitojë Topin e Artë”, ka shtuar Pogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat