Liverpooli shkëlqen, ‘bombardon’ Aston Villën

Sporti

Liverpooli shkëlqen, ‘bombardon’ Aston Villën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:00

Liverpooli bëri lojë të madhe dhe e dërrmoi me rezultat 6:0 Aston Villën vendase. Djelmoshat e trajnerit Jurgen Klopp treguan formë të lartë dhe nuk falën pothuajse asnjë gabim të vendasve. Liverpooli dominoi takimin, shfrytëzuan rastet, duke i dhënë leksion Aston Villës. Në 45 minutat e parë realizuan dy gola përmes Sturridges (16’) e Milner (25’). Në pjesën e dytë Redsat ishin edhe më të shkathët, duke shkel çdo gjë që kishin para vetes. Can (58’), Origi (63’), Clyne (65’) dhe Toure (71’) thelluan fitoren e Liverpoolit. Aston Villa është ngujuar në fund (i 20-ti) me 16 pikë, ndërsa Liverpooli zënë vendin e tetë me 38 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat