Rashica asistoi dhe nxori një penallti

Sporti

Rashica asistoi dhe nxori një penallti

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:51

Talenti i madh shqiptar, Milot Rashica, kthehet pas lëndimit por në formë të jashtëzakonshme. Ai bëri lojë brilante për ekipin e Vitesses e cila ngadhënjeu me rezultat 3:0 kundër Heerenveen-it, në takimin e javës së 23-të të Kampionatit të Holandës. Anësori shqiptar pas një depërtimit fenomenal asistoi në golin e parë në minutën e 20-të kur shënoi Olijnyk, ndërsa Qazaishvili realizoi edhe dy gola tjerë në minutën e 44-të dhe të 53-të nga penalltia. Rashica ishte protagonist që nxori penalltinë, i cili u pengua në mënyrë të palejueshme. Ai luajti deri në minutën e 72-të, kurse Arbër Zeneli u paraqit standard për Heerenveen-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat