Cana dhe Lenjani me Nantesin vazhdojnë serinë e mirë

Sporti

Cana dhe Lenjani me Nantesin vazhdojnë serinë e mirë

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:35

FC Nantes plotë 12 ndeshje është pa humbje në Kampionatin e Francës. Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar nuk njohin humbje dhe si rrjedhojë e kësaj kanë përparuar dukshëm në klasifikim, ku mbajnë pozitën e gjashtë me 39 pikë pas 26 javëve. Shqiptarët e Kosovës, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani, të cilët janë anëtar të kombëtares së Shqipërisë, luajtën titullarë për Nantes-in dhe kontribuuan në fitoren me rezultat 2:1 kundër Lorientit. Futbollistët Adryan (10') e Sala (39') shënuan për Nantes-in dhe Moukandjo (79'-nga penalltia) për Lorientin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat