Sadiku e Avdijaj standardë, baras me Young Boys-in

Sporti

Sadiku e Avdijaj standardë, baras me Young Boys-in

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 13:24

Shqiptarët Armando Sadiku dhe Albion Avdijaj u paraqitën standardë për Vaduzin dhe si vendas barazuan 1:1 me Young Boysin nga Bernë. Futbollistët shqiptar me ekipin e tyre e ndalën një pikë të rëndësishme, ndërsa te Young Boys-i luajti edhe shqiptari Benjamin Kololli nga minuta e 80-të. Avdijaj u zëvendësua në minutën e 83-të, ndërsa Young Boys është në vend të tretë me 30 pikë pas 20 javëve në elitën e futbollit zviceran. Frederik Veseli me Luganon ishin të pafat, ku pësuan në fund humbje me rezultat 2:1 nga Thun-i. Veseli luajti tërë takimin, por mbeten duarthatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat