Chelsea kërkon talentin e Ajaxit

Sporti

Chelsea kërkon talentin e Ajaxit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 10:29

Skuadra e Chelseas kanë nisur t’i bëjnë planet për sezonin e ri, duke kërkuar talentin e Ajaxit, Riechdly Bazoer.

Bazoer, 19-vjeçar ka shkëlqyer për Ajaxin këtë sezon, duke marrë edhe telefonata nga shumë klube të Holandës.

Sipas AS, Chelsea ka nisur bisedimet me Ajaxin për një lëvizje të mundshme për të riun, dhe Blutë e Londrës kërkojnë që marrëveshja të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur pasi, Barcelona ka shpreh interesim për lojtarin.

Megjithatë, Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, ka shprehur dëshirën që lojtari të qëndrojë në klub deri në vitin 2020. Ana holandeze do të ketë problem t’i rezistoj ofertës së Chelseat që flitet që është deri në 15 milionë funta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat