Xhaka: Zvicra do fitojë Kupën e Europianit

Sporti

Xhaka: Zvicra do fitojë Kupën e Europianit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:33

Lojtari me origjinë shqiptare beson në mundësinë që Zvicra të fitojë kupën e France 2016, (10 qershor deri në 10 korrik).

Pse jo? E vërtetë që ka klube tjera favorite, që kanë shanse më të tepërta sesa ne. Por unë nuk kam ndërmend të shkoj në Francë për dhjetë ditë, por për gjithë evenimentin. Me pak fat dhe besim mund t’ia arrijmë qëllimin,” u tha Xhaka gazetarëve të Rheinischen Post, botimi i shtunë, përcjell Bota sot.

Ai nuk ka harruar edhe ndeshjen kundër Shqipërisë në 11 qershor.

“Nuk është një ndeshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës, por të ndeshesh kundër gjakut tënd,” tha djali i prindërve nga Kosova, që krahas gjakut të tij, do luajë edhe kundër Francës dhe Rumanisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat