PSG kënaqet me një pikë përballë Lille

Sporti

PSG kënaqet me një pikë përballë Lille

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:30

Paris Saint Germain frenohet për herë të parë pas tetë fitoreve radhazi në Ligue 1 franceze.

Kampionët e Francës në fuqi, barazuan pa gola në Parc des Princes përballë Lille. Laurent Blanc nuk e festoi me fitore rinovimin deri në vitin 2018 të kontratës, edhe për faktin se në prag të ndeshjes me Chelsea-n, trajneri ndryshoi tetë lojtarë në formacion, në krahasim me fitoren e mesjavës ndaj Lyon-it në Kupë. Fakti që Paris Saint Germain nuk gjeti rrugën e rrjetës përbën lajm, edhe pse duhet theksuar që ndaj Lille mungonin Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic.

Parizienët u përplasën disa herë me murin e krijuar nga mbrojtja kundërshtare dhe portieri Enyeama, që në ndeshje të mëdha shndërrohet gjithmonë në protagonist. Gjithsesi, rezultati nuk e kopromenton rrugën e PSG në rrugën drejt titullit kampion në Francë, duke qenë se diferenca e përkohshme nga Monaco e vendit të dytë është 25 pikë. Me pikën e marrë në kryeqytet, Lille regjistroi barazimin e 13-të në 26 javë të luajtura, një rekord absolut në kampionatin francez. Në anën tjetër, Paris Saint Germain mbetet i pamposhtur në shtëpi në 32 ndeshje të League 1, ecuria e dytë më e mirë në historinë e klubit, pas asaj me 39 ndeshje në edicionin 1993-’94.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat