“Ok” Dortmund e Leverkusen, bie Hertha

Sporti

“Ok” Dortmund e Leverkusen, bie Hertha

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:29

Borussia Dortmund zvogëlon përkohësisht në 5 pikë diferencën nga Bayern-i kryesues.

Në javën e 21-të të Bundesligës gjermane, verdhezinjve u mjaftoi fitorja minimale përballë Hannover. Sfida në Signal-Iduna-Park u vendos nga goli i Mkhitaryan, në minutën e 57-të, pas asistit të Reus. Fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit për të besuarit e trajnerit Tuchel. Hap fals i Hertha Berlin në fushën e Stuttgart. Die në të 51-ën zhbllokoi shifrat për vendasit, ndërsa Kostic 6 minuta përpara fundit vulosi suksesin 2-0 të Stuttgart. Me këtë disfatë Hertha zbret në vendin e katërt, ndërsa parakalohet nga Bayer Leverkusen që fitoi 1-2 në fushën e Darmstadt. Në ndeshjet e tjera, spikat humbja e Schalkes, që u thye 2-1 në fushën e Mainz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat