Pinturault fiton në Japoni

Sporti

Pinturault fiton në Japoni

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:01

Francezi Alexis Pinturault fitoi në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Yuzawa Naeba të Japonisë. Skiatori francez ka qenë më i shkathët se të tjerët sidomos në rrëshqitjen e parë dhe zuri pozitën e parë me kohë të kaluar me kohë 2:34.23 minuta. Pinturault pati kohën më të mirë për 51 qindtat se bashkëkombësi i tij, Mathieu Faivre. Italiani Massimiliano Blardonea u rendit në vend të tretë me kohë më të dobët për 67 qindtat se fituesi i garës. Në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit të madh, Marcel Hirscher, kampion në fuqi i botës, prin me 401 pikë, pasojnë Victor Muffat-Jeandet (297) etj. ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1045 pikë, i ndjekur nga norvegjezët Henrik Kristoffersen (921) e Aksel Lund Svindal (916).
Rezultatet
1. Alexis Pinturault (Franca) 2:34.23
2. Mathieu Faivre (Franca) 0.51
3. Massimiliano Blardone (Italia) 0.67
4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 0.77
5. Victor Muffat Jeandet (Franca) 0.91
6. Marcel Hirscher (Austria) 1.31
7. Fritz Dopfer (Gjermania) 1.45
8. Gino Caviezel (Zvicra) 1.53
9. Roberto Nani (Italia) 1.59
10. Florian Eisath (Italia) 1.66

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat