Luajti pesë vjet në Bundesligë, dje shënoi golin e parë (Video)

Sporti

Luajti pesë vjet në Bundesligë, dje shënoi golin e parë (Video)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:54

Kapiteni i Mainzit, Julian Baumgartlinger realizoi ëndrrën e tij duke shënuar golin e parë në Bundesliga, pas pesë viteve lojë në Gjermani.

Austriaku 28-vjeç, dje shënoi në ndeshjen ku skuadra e tij mposhti Schalken me rezultat 2 me 1. E në minutën e 80-të, Baumgartlinger shënoi golin e fitores, duke i gëzuar i tërë stadiumi, madje edhe trajneri Schmidt, u befasua nga ky gol.

Ai ka zhvilluar 260 takime përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren e Austrisë dhe ka shënuar vetëm katër gola gjatë gjithë karrierës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat