“Chelsea më e fuqishme pa Mourinhon”

Sporti

“Chelsea më e fuqishme pa Mourinhon”

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:10

Mesfushori i Paris Saint-Germain Thiago Motta insiston se klubi i Chelseas tani është më e fortë se kur ishte me Jose Mourinhon.

Gjigantët e Ligue1 do të përballen me Chelsean në Ligën e Kampionëve, i cili do të jetë takimi i tretë radhazi në fazën e 16-të më të mirët.

Mesfushori italian është i mendimit se taktikat e Guus Hiddink e kanë bërë Chelsean një klub mjaftë të fortë.
“Kjo ndeshje do të jetë e vështirë, ata kanë ndryshuar lojën e tyre, kur ne kemi luajtur në dy sezone, ata ishin një ekip që nuk dëshironin të mbanin topin. Kurse në ditët e sotme. Ata janë ekip që përpiqen për të dominuar tërë lojën. Kjo të do jetë shumë e vështirë”, tha Thiago Motta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat