Van Gaal ka planin e dytë se si të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Sporti

Van Gaal ka planin e dytë se si të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:43

Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal ka planin e dytë, se si të kualifikoj skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes kundër Sunderland, Unitedit ju pakësuan mundësit të luftojë për ndonjë vend që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve, por, holandezi ka deklaruar se fitorja e kupës së Evropa Ligë, është mundësia e vetme.

“Unë mendoj se pas kësaj humbje, është Evropa Liga rruga më e mirë për të na dërguar në Ligën e Kampionëve, por nuk do të jetë aq lehtë pasi ka shumë ekipe të mira”, ka deklaruar Van Gaal.

Djajtë e Kuq janë gjashtë pikë prapa Manchester Cityt, i cili gjendet në pozitën e katërt. Kurse në Evropaligë, kundërshtar ka skuadrën e Midtjylland, ku takimi luhet të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat