Suarez: Ja pse u largova nga Liverpooli

Sporti

Suarez: Ja pse u largova nga Liverpooli

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 15:54

Luis Suarez ka treguar se mundësia për të fituar Ligën e Kampionëve ka qenë arsyeja kryesore e largimit të tij nga Liverpooli.

Suarezi u transferua në Anfield në janar të vitit 2011 për 20 milionë funte nga Ajaxi, duke realizuar 82 gola në 133 paraqitje për klubin, para se t’i bashkohet Barcelonës në vitin 2014.

Edhe pse i ndihmoi Liverpoolit për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë që prej sezonit 2009-10, Suarez ka thënë se ai donte të ishte te një klub ku kishte mundësi ta fitonte këtë trofe.

“Dëshira ime te Liverpooli ishte t’i ndihmoja klubit të luante në ligën elitë sepse ishin pa të për pesë vjet. Shpesh flisnim për këtë në dhomën e zhveshjeve”, ka thënë Suarezi për Daily Mail.

“Nëse Liverpooli nuk është në Ligën e Kampionëve është e vështirë që të vijnë lojtarët më të mirë”, ka shtuar ai.

“Kjo është arsyeja që erdha te Barcelona sepse kishte mundësi që ta fitojë trofeun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat