Bayern do të tentoi transferimin e Romagnolit

Sporti

Bayern do të tentoi transferimin e Romagnolit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 14:29

Alessio Romagnoli është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në botë dhe kështu ai ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropian.

Së fundmi për të interesim ka shprehur kampioni dhe lideri aktual i Gjermanisë, Bayern Munich.

Sipas medieve italiane dhe atyre gjermane, trajneri i ri i Bayernit, Carlo Ancelotti e dëshiron Romagnolin në ‘Allianz Arena’.

Vështirë të besohet se Milan do ta lë të lirë mbrojtësin e ardhur verën e kaluar nga Roma për mbi 20 milionë euro.

Por, gjiganti gjerman Bayern Munich janë duke bërë gati një ofertë prej 35 milionë euro për t’i bindur ‘kuqezinjtë’ ta lënë të lirë yllin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat