James e Benzema, objektivat e Ancelottit

Sporti

James e Benzema, objektivat e Ancelottit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:12

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munich, Carlo Ancelotti tashmë është duke punuar për ndërtimin e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Real Madridit, ka bërë një listë të lojtarëve që dëshiron t’i ketë në ekip. Sipas mediave të huaja, Ancelotti do të hedhet në sulm tek ish-klubi i tij, Real Madrid, transmeton KosovaPress.

Dyshja sulmuese e madrilenëve, James Rodriguez dhe Karim Benzema, janë objektivat e Ancelottit.

Ky operacion duke i vështirë, por thuhet në transferimin e mundshëm të James e Benzema mund të përfshihet edhe Robert Lewandowski, i cili po kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat