Zinedine Zidane, falenderon publikisht Mourinhon

Sporti

Zinedine Zidane, falenderon publikisht Mourinhon

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:12

Raphael Varane erdhi në Madrid në vitin 2011 në kohen kur ekipin e drejtonte Jose Mourinho.

Ishte pikërisht trajneri portugez ai që insistoi fort në blerjen e Varane. Ky është viti i pestë për mbrojtësin me fanellën e Real Madridit.

Raphael Varane deri më tani ka bërë 164 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 8 gola.

Për mediat spanjolle trajneri aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur:

“Mourinho e njihte atë shumë mirë, dhe pikërisht për këtë insistoi që Varane të vijë në Madrid. Ai është lojtar i joni. Nuk dua të largohet. Dua që ai të qëndrojë këtu me ne gjatë gjithë jetës. Varane është e ardhmja e Realit, është vetëm 22 vjeçar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat