Gjigantët evropian pas talentit portugez

Sporti

Gjigantët evropian pas talentit portugez

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:10

Renato Sanches është emri i ri në futbollin portugez që ka bërë të ‘çmenden’, të gjithë pas tij.

Mesfushori i talentuar portugez i Benficas, ka pasur një stinor fantastik duke u lavdëruar nga të gjithë në Portugali.

Me vetëm 18 vite, Renato Sanches ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Roma janë në ndjekje të mesfushorit të talentuar.

Por skuadrat e lartpërmendura nuk do ta kenë fare të lehtë transferimin e tij, pasi ai ka kontratë me Benfican deri në vitin 2021 dhe ka një klauzolë prej 80 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat