Logo e Lojërave Olimpike Paris 2024 mund të jetë plagjiaturë

Sporti

Logo e Lojërave Olimpike Paris 2024 mund të jetë plagjiaturë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 11:33

Logo e re e Lojrave Olimpike Paris 2024 është akuzuar për plagjiaturë.

Ajo ngjason me atë të 4 Global, agjensisë anglezë të konsulencës të eventeve sportive.

Logo e Paris 2024 është bashkimi i numrit 2 dhe katër në formën e kullës Eifel.

Ndërkohë që logo e 4 Global është shumë e ngjashme vetëm se ka ngjyra më të zbehta, e rrotulluar drejt akrepave të orës dhe ka më pak kurba.

Logo e Paris 2024 është dizenjuar nga konsulenca franceze Dragon Rouge.

Një artikull në revistën GQ ngriti debatin për ngjashmërinë midis dy dizenjimeve.

Kompania tha se nuk ka pasur asnjë qëllim për ta kopjuar dhe se ka patur një kontroll ligjor, sipas përkthimit nga The Local në komentet e GQ.

Dizenjyesja Kheireddine Sidhoum gjithashtu tha për GQ: “Po më frikëson”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat