Katër oferta marramendëse për Neymarin

Sporti

Katër oferta marramendëse për Neymarin

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 08:07

Ylli i Barclonës, Neymar ka zgjuar interesimin e katër klubeve, të cilat janë të gatshme të shpenzojnë para të majme për ta transferuar.

Neymar është futbollisti më i përfolur ditëve të fundit. Ylli brazilian ka zgjuar interesimin e katër klubeve të mëdha si: Real Madrid, Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, raporton e përditshmja katalunas Sport.

Këto katër klube janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e lojtarit, e cila peshon 190 milion euro. Kurse, dy ekipet nga Manchesteri i kanë ofruar lojtarit një pagë marramendëse - 60 milion euro në sezon.

PSG i ka ofruar brazilianit 40 milion në sezon, derisa Real Madridi pesë milion euro më pak. Por, pavarësisht këtyre ofertave, gazeta katalunas, Sport, insiston se Neymar dëshiron ta vazhdoj kontratën me Barcelonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat