Maratona Kombëtare e Malësisë së Gjakovës

Sporti

Maratona Kombëtare e Malësisë së Gjakovës

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 07:35

​Në mbështetje të Komunës së Gjakovës dhe Bashkisë Tropojë klubi “Gërmia 555” këtë të diele do të shënojë shtegun maratonik prej 42 kilometra e 195 metra duke filluar nga Gjakova në Bajram Curr të titulluar “Maratona Kombëtare e Malësisë së Gjakovës” me moton “së bashku mundemi, së bashku vrapojmë”.

Konferenca për media lidhur me këtë aktivitet do të mbahet sot, me fillim në ora 11:00, në Prishtinë.

Në konferencë do të marrin pjesë Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës, Ukë Gashi, kryetar i klubit Gërmia 555, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe Halil Sylejmani Kryetar i Federatës Atletike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat