Zbulohen mesazhet erotike në mes të futbollistit Johson dhe 15 vjeqares

Sporti

Zbulohen mesazhet erotike në mes të futbollistit Johson dhe 15 vjeqares

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:43

Gjyqi ndaj futbollistit të kombëtares angleze, Adam Johnson, po mban mbërthyer jo vetëm Britaninë.

Ylli i Sunderland-it akuzohet se ka bërë seks me një 15-vjeçare, fanse e klubit të tij.

Pas një shkëmbimi online, ata bënë seks në makinën e tij, por më pas futbollisti kërkoi në Google se cila është mosha kur seksi quhet konsensual.

Johnson e ka pranuar akuzën e ngacmimit dhe aktivitetit seksual, por nuk pranon që e dinte se po bënte seks me një fëmijë.

28-vjeçari doli edhe sot përpara gjykatës, ku prokurorja Kate Blackwell e akuzoi se ai ka abuzuar me pozicionin e tij në shoqëri.

“Asaj i kishte rënë në kokë për të. Ai ishte hero i saj. Ajo e adhuronte,” tha prokurorja.

Të dy shkëmbyen mesazhe në Whatsapp dhe Snapchat dhe ai i kërkoi që ajo t’i dërgonte një foto.

Ajo i tha se ishte 15 vjeç, por Johnson i tha se dukej më e madhe.

Vajza i dërgoi një foto me bikini të bardhë.

“Më dërgo një foto pa bikini,” i tha ai.

Të dy shkëmbyen numrat e telefonit dhe e lanë të takoheshin që ai t’i jepte një bluzë me firmën e tij.

Ata u takuan pranë një restoranti kinez, diku afër shtëpisë së vajzës.

Adoleshentja hyri në makinën Range Rover ku futbollisti i nënshkroi bluzën.

Pas kësaj, Johson i tha se ai meritonte një puthje ose më shumë për këtë që bëri.

Të dy u takuan edhe disa ditë më vonë.

“Ajo që ndodhi brenda në makinë, të takon ty të vendosësh,” tha prokurorja.

Sipas saj, futbollisti e puthi me gjuhë, teksa nisi t’i zhvishte xhinset.

“I pandehuri ndaloi krejt papritur. Duket sikur pati një krizë të papritur ndërgjegjie, një epifani, diçka e goditi”.

Megjithatë ai e lëvizi makinën dhe të dy shkuan në një vend më të fshehtë.

“Ai donte të sigurohej se askush nuk i shihte”, tha prokurorja.

Pas kontaktit seksual, të dy shkëmbyen sërish mesazhe, kurse Johnson kërkoi në Google se cila ishte mosha për seks konsensual.

“Ishte klas,” i tha ai vajzës. “Dua të të heq xhinset”.

“Herën tjetër,” u përgjigj ajo.

Johnson u arrestua pasi vajza u tregoi prindërve për atë që ndodhi.

Partnerja e futbollistit, e dashura Stacey Flounders është zotuar se do qëndrojë përkrah tij gjatë kësaj përvoje.

Ajo ishte shtatzënë kur ndodhi krimi.

Ajo ishte në sallën e gjyqit, por u largua kur u lexuan mesazhet mes partnerit të saj dhe adoleshentes.

Gjyqi vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat