Ronaldo iu përgjigjet atyre që e quajnë “Penaldo”

Sporti

Ronaldo iu përgjigjet atyre që e quajnë “Penaldo”

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:02

Cristiano Ronaldo është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por golat që shënon ky, jo të gjitha u kanë pëlqyer.

Portugezi jo rrallë herë është etiketuar si “Penaldo”, për golat që shënonte nga pika e bardhë.

Por, portugezi u ka dhënë një përgjigje kritikuesve, duke u kërkuar që të shikojnë edhe golat tjerë që ka shënuar në fanellën e Real Madridit.

“Sa gola kam shënuar për Real Madridin? Jo të gjitha janë nga penalltitë. Nëse dikush dëshiron të jetë më i sigurt, le t’i shikojë të gjitha golat që kam shënuar”, ka thënë Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat