A e kanë kaluar krizën vushtrriasit?

Sporti

A e kanë kaluar krizën vushtrriasit?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:44

Nuk ka klub në Kosovë që nuk ballafaqohet me kriza të ndryshme. Klubi i futbollit Vushtrria para pak ditëve ishte goditur nga kriza e rëndë madje ka pasur disa herë edhe protesta nga grupi i tifozëve të njohur ‘Forca’ kur kërkonin dorëheqjen e kryetarit të klubit, Agron Selimi. Megjithatë, kjo nuk ndodhi! Ishin në një situatë që në pamje të parë dukej se nuk do të ketë zgjidhje për një kohë të gjatë, por gjërat shumë shpejt u vënë në binarë dhe klubi po përgatitet me intensitet të shtuar në Durrës të Shqipërisë. Futbollisti vushtrrias, Bajram Zuçaku, shprehet se kanë marrë premtime të forta për gjashtë muajit e ardhshëm.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat