Serbia ka humbur në të gjitha aspektet...

Sporti

Serbia ka humbur në të gjitha aspektet...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:44

Serbia po dorëzohet, nuk ka më asnjë kartë për të penguar anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, në UEFA dhe në FIFA. Serbia e ka kuptuar shumë qartë se gënjeshtrat e saja janë sosur dhe tani një medium serb vetëm ka raportuar se Kosova mund të pranohet më herët se është menduar në UEFA. “Kosova mund të pranohet më herët ngase është menduar në UEFA. UEFA në Kongresin e radhës me 25 shkurt, i cili është jashtëzakonshëm, pasi i rregullti duhej të mbahej me 3 maj, do të shqyrtojë propozimin për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë”, ka raportuar mes tjera B92.

Federata e Futbollit e Kosovës aktualisht ka kufizime në paraqitjen ndërkombëtare, pasi që FIFA në janar të vitit 2014 i lejoj kombëtares së Kosovës ndeshje miqësore ndërkombëtare pa simbole shtetërore. Ndërkaq, Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, shprehet optimist se me tre maj do të vendoset edhe anëtarësimi i FFK-së në UEFA. Ai tha se Serbia veç e ka kuptuar humbjen nga Kosova.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat