Peja në finale

Sporti

Peja në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:42

Peja kualifikohet në finalen e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll. Pejanët pa vështirësi e mposhtën me rezultat bindës 91:65 (20:13, 23:18, 30:16, 18:18) Trepçën nga Mitrovica, në gjysmëfinalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Basketbollisti Drilon Hajrizi ka treguar një lojë jashtëzakonisht të mirë, i cili me 20 pikë ishte nga me të merituarit për fitoren e thellë. Te verdhezinjtë u dallua me lojë edhe Nenad Deliç, duke realizuar 14 pikë, Nicolas Covingtone (13), Fisnik Rugova (13), Ronald Davis (12), ndërsa te mitrovicasit u veçua Vladin Jocoviç me 14 sosh. Peja është në finalen e madhe dhe me synime që të mbrojë trofeun.

Peja-Trepça 91:65
Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.
Shikues: 500.
Peja: Covingtone 13, West 5, Mekaj 4, Rugova 13, Veseli 2, Grapci 6, Deliç 14, Hajdari 2, Hajrizi 20, Davis 12, S. Zekiqi dhe B. Zekiqi.
Trepça: Zhivkoviq 14, A. Tahiri 1, Haxhiu, Gashi 10, Prekazi 2, Selmani, Azemi 7, Asllani 5, Sahiti, Jocoviç 16, Mehmeti dhe Rhymes 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat