Dënim i rëndë për Valcken

Sporti

Dënim i rëndë për Valcken

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 18:13

Goditje e rëndë për Jerome Valcke, Ish-sekretari gjeneral i FIFA-s. Ai është përjashtuar për 12 vjet nga çdo aktivit i futbollit. Një ndëshkim që e ka shokuar vet Valcken. Kjo ka ardhur si pasojë për shkak të keqpërdorimeve, përfshirë pjesëmarrjen e tij në skandalin me bileta të Kupës së Botës dhe përdorimin e aeroplanit privat për arsye personale. “Kemi zbuluar se firma e marketingut përfitoi nga avantazhi nga shitja e biletave të Kupës së Botës. Valcke jo vetëm që nuk tentoi të ndalë këto aktivitete, por ai inkurajoi të tjerët që të vazhdojnë ta bëjnë këtë punë”, thuhet në komunikatën e FIFA-s. Komiteti etik i FIFA-s konfirmoi dënimin e Valckes, i cili u dënua edhe me 100 mijë franga zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat