Kur fati sportiv ta mohon fitoren

Sporti

Kur fati sportiv ta mohon fitoren

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 17:04

Shqiptari Drilon Shala me skuadrën e Lahtit në çastet e fundit lëshuan fitoren në përballje me Mariehamn-in, e cila përfundoi pa fitues 2:2, në ndeshjen e xhiros së pestë të ‘Liiga Cup’. Futbollisti Shala u paraqit nga minuta e 71-të dhe pas 16 minutave u ndëshkua me karton të verdhë. Skuadra e Lahtit nga pesë takime ka dy fitore e tre barazime, ndërsa kryeson me 9 pikë dhe ka katër pikë më tepër se vendi i dytë PK-35 dhe pozita e tretë, HJK, por këto dy të fundit kanë dy takime më pak të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat