I lumtur me rikthimin e Xhakës

Sporti

I lumtur me rikthimin e Xhakës

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:13

Të dielën (15.30) do të zhvillohet ballafaqimi në mes Hamburger SV dhe Monchengladbach, e vlefshme për javën e 21-të të Bundesliga I në futboll. Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, që ka qenë i suspenduar për tri ndeshje, do të rikthehet në ekip. Trajneri i Monchengladbach, Andre Schubert, në konferencë për shtyp ka thënë se është shumë i lumtur me rikthimin e Xhakës. Schubert ka bërë të ditur se Xhaka do të luaj menjëherë në takimin e së dielës kundër Hamburgut. “Jam i lumtur me rikthimin e Granit Xhakës. Ai përfundimisht do të luaj të dielën”, tha Schubert. Monchengladbach është në vend të gjashtë me 32 pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat