E jashtëzakonshme për Messin!

Sporti

E jashtëzakonshme për Messin!

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:11

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është shpallur Lojtari i Muajit në kampionatin spanjoll për herë të parë në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Argjentinasi ka fituar çmimin për muajin janar pas paraqitjeve shumë të mira të bëra në fillimin e 2016-ës. Në këtë muaj ai ka realizuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje të kampionatit, duke përfshirë këtu një tregolësh kundër Granadës, që i është shtuar realizimeve të bëra kundër Athletic Bilbaos, Malagës dhe rivalëve për titull, Atletico Madrid. Pavarësisht se ka munguar dy muaj në fillimin e sezonit për shkak lëndimit, Messi ka realizuar 12 gola deri tani në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat