Kosova triumfon bindshëm

Sporti

Kosova triumfon bindshëm

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:08

Kosova e Prishtinës (femrat) zhvilloi ndeshjen e dytë në kuadër të qëndrimit në Antalya, kësaj here me skuadrën nga Zvicra “Niederamt”. Futbollistet e Kosovës së Prishtinës, jo vetëm që shkëlqyen me lojë, por ngadhënjyen me rezultat të thellë 7:0 kundrejt ”Niederamt” . Vashat e Kosovës së Prishtinës kaluan në epërsi qysh në minutën e dytë, përmes Geturaba Haklajt, e cila në këtë ndeshje shënoi tregolësh, duke shënuar edhe në minutat 6-të dhe 18-të.

Vazhdon trysnia e futbollisteve të Kosovës së Prishtinë drejt portës zvicerane dhe në minutën e 9-të me një gol të bukur shënoi golin e tretë Feride Kastrati. Vetëm 3 minuta më vonë në minutën e 12-të Lavdije Begolli shënon për rezultati 4:0. Tashmë fitorja u bë shumë e qartë, ndërsa Getuarba Haklaj në minutën e 18-të shënon për 5:0. Futbollistet e ”Niederamt”, as sesi të gjenin rrugën drejt portës së Viona Rexhepit, e cila në dy ndeshje ka mbrojtur për mrekulli.

Sulmet e prishtinasve edhe më tutje vazhdojnë dhe në minutën e 26-të Xheneta Kastrati shënoi duke shtuar epërsinë në 6:0. Në pjesën e dytë kryetrajneri Ilir Sopi, u dha rastin të gjitha futbollisteve, kështu që u shënua vetëm një gol në këtë pjesë të lojës edhe atë në minutën 53-të për ngritur fitoren në 7:0 u përkujdes Verona Berisha. Kështu, Kosova e Prishtinës shënoi një fitore të thellë, bindëse me lojë dhe rezultat dhe është një nxitje e madhe për ndeshjen e radhës që të dielën më 14 shkurt e zhvillon me skuadrën daneze “BSF Dam”.

Kosova-Niederamt 7:0 (6:0)
Stadiumi: “Miracle” Antalya.
Gjyqtarë: Çakici, Shamatava e Reis.
Shënues:Getuarba Haklaj(2’ ,6 e 18’), Feride Kastrati (9’), Lavdije Begoll(12’), Xheneta Kastrati (18’) dhe Verona Berisha(53’).
Kosova e Prishtinës: Rexhepi, Bunjaku, Govori, Rrahmani, Xh. Kastrati, Haklaj, F. Kastrati, Xh. Berisha, Begolli, Jashari dhe V. Berisha: Luajtën: Kryeziu, Jatullahu, Maliqi, S. Selimi, Q. Selimi Prestreshi dhe Podvorica.
Niederamt: Luscher, Bayidic, Tanner, Wehrli, Lo Dico, Sunar, Keles, Bektash, Shrebel, Ayala, Muller dhe Çelik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat