A e bleu Mesi “Ferrari”-n më të shtrenjtë në botë?

Sporti

A e bleu Mesi “Ferrari”-n më të shtrenjtë në botë?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 12:19

Javën e kaluar u përfol se Leo Mesi kishte paguar 32 milionë euro për një “Ferrari”, gjatë një ankandi të zhvilluar në Francë.

Argjentinasi u është kundërpërgjigjur me shaka aludimeve duke postuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet me një makinë të kuqe lodër në dorë, me një mesazh: “Makina ime e re”.

Bëhet fjalë për një “Ferrari 335 S”, Spider Scaglietti, që me blerjen 32 milionë euro është kthyer në makinën më të shtrenjtë në botë.

Makina ishte blerë në vitin 1970 nga piloti dhe koleksionisti francez Pierre Bardinon, i cili vdiq në vitin 2012. Ende nuk dihet identiteti i blerësit të ri . Një ekspert i historisë së “Ferrari”-t, Marsel Masini, e ka përshkruar makinën si “maksimumin e maksimumit”.

El nuevo auto que dicen que compre 😜// My new car😂😂

A photo posted by Leo Messi (@leomessi) on


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat