Mavraj rrezikon

Sporti

Mavraj rrezikon

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 12:05

Mbrojtësi i Kolnit Mërgim Mavraj është vënë sërish në dyshim për sfidën e radhës. Edhe pse në dy ndeshjet e zhvilluara ka dhënë siguri për prapavijën e Këlnit, trajneri Stoger e ka rikthyer edhe një herë në dyshim faktin se ai do të jetë apo jo nga minuta e parë në takimin e fundjavës.

Për këtë, është bërë shkas rikthimi i kapitenit Matias Lehman që me shumë gjasë pritet të rikthehet në formacion në mbrojtje.

“Me siguri që do të rikthehet titullar, edhe pse gara në këtë rol është shumë e fortë”, ka deklaruar trajneri i pyetur për kapitenin. “Ekspres.de” ka vendosur shqiptarin në dyshim, ndërkohë që nuk është habi që Mavraj të lërë në bankë dy mbrojtësit e tjerë dhe të jetë në fushë përkrah kapitenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat