Çfarë do Shaqiri?

Sporti

Çfarë do Shaqiri?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:30

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka dhënë intervistën e radhës për sajtin zyrtar të Stoke Cityt. Ai ka thënë se njeriu që e bindi të kalojë tek ky klub ishte trajneri i kësaj skuadre, Mark Hughes.

“Është shumë e rëndësishme për mua të kem prapa një trajner, që tregon besim të madh në mua dhe Mark Hughes e bëri këtë. Ai është njeri i mrekullueshëm, trajner i madh dhe një që mua vërtetë më shtynë të punojë më shumë. Ne kishim shumë biseda, folëm shumë për gjëra të ndryshme dhe në fund rezultoi me ardhjen time këtu”, tha Shaqiri për ‘stokecityfc.com’.
Ai edhe një herë theksoi se është vendim i mirë ai që ka marrë. “Është një lëvizje perfekte për mua, një vendim perfekt për mua. Vërtetë dua të tregohem, dhe së bashku me lojtarët, stafin, dhe tifozët do ta dërgojmë klubin përpara”, shtoi ai.

Xherdani theksoi më tej se Stoke është një klub që synon të ngjitet sa më lart dhe në ndërtim e sipër. “Stoke ka shumë lojtarë të mirë në klub dhe ata janë duke u rritur dhe duke u bërë më të fortë, gjë që është shumë me rëndësi. Jam i sigurt se do të bëjmë një sezon shumë të mirë së bashku, do të luajmë futboll të mirë dhe tifozët do të kënaqen me ne”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat