Ish sulmuesja e Bundesligës gjermane Afëdita Podvoriva, tregon historinë e saj si refugjate

Sporti

Ish sulmuesja e Bundesligës gjermane Afëdita Podvoriva, tregon historinë e saj si refugjate

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 09:49

Shqiptarët njihen si popull që emigrojnë shumë nga vendet e tyre të origjinës, kryesisht drejt perëndimit, ku prin Gjermania. Ajo që i ka integruar më së tepërmi shqiptarët në këto vende, është futbolli dhe këtë e tregon numri i madh i futbollistëve të talentuar shqiptar, që mes tyre tani qarkullojnë qindra-milionë euro.

Por: Jo vetëm shqiptarët burra kanë qenë pjesë e kësaj historie suksesi. Afërdita Podvorica, 37, ka ardhur si refugjate në Gjermani, duke luajtur futboll në bundesligën gjermane për FFC Turbine Potsdam. «Futbolli më ka shpëtuar», thotë ajo duke bërë bilancin e jetës së saj të deritashme, njofton Fussball.de.
Ajo ka emigruar drejt Gjermanisë kur kishe vetëm 14 vjet.

«Nuk kishim jetë të mirë, snajperistë dhe forca policore kishte gjithandej. Pasditeve ne nuk kishim mundësi as të dilnim në kopsht dhe detyroheshim t`i mbyllnim dritaret. Duke mos duruar më, përmes Çekisë shkuam drejt Gjermanisë. Fillimisht nëna dhe më pas e gjithë familja,» thotë ish futbollistja me origjinë shqiptare.

Pasi mëson shpejt gjermanishten ajo fillon të luajë futboll dhe dallohet , duke u bërë futbolliste çdo dite e më e mirë. «Në Kosovë kisha luajtur futboll vetëm rrugëve. Kur edha në Gjermani, u paraqita së pari në klubin Traber FC në Berlin. Aty nuk vazhdoi gjatë.» Suksesin ajo e arriti në Turbine të Potsdamit dhe më pas, dy vjet edhe në WSV Wolfsburg.

Në 2009 e përfundoi karrierën, por ajo nuk i tha lamtumirë futbollit, pasi tani është bërë menaxhere e klubit ku është aktivizuar.

Ish sulmuesja nga Podujeva kërkon të ketë më shumë mirëkuptim për refugjatët e sotëm dhe se në Gjermani secili ka një shans, andaj duhet ti jepet kjo mundësi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat