Katër ekipe në ankth, secila do finalen

Sporti

Katër ekipe në ankth, secila do finalen

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:33

Dy përballjet e gjysmëfinales së IPKO Kupës së Kosovës në basketboll (meshkujt), në mes Pejës dhe Trepçës dhe Sigal Prishtinës e Bashkimit, gjithsesi që zgjojnë emocione jo vetëm te tifozët e këtyre ekipeve. Nesër do të luhen sfidat gjysmëfinale në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa në letër hiqen si favoritë Sigal Prishtina dhe Peja, por edhe Trepça dhe Bashkimi bëjnë llogaritë e tyre për të befasuar! Katërshja e madhe ashtu siç njihen në basketbollin tonë premtojnë angazhim maksimal dhe secila beson se do të arrijë në finalen e madhe. Fituesi i kupës së edicionit të vjetëm, Peja, pas fitores së zorshme të mërkurën që e lamë pas, me rezultat 77:76 ndaj Kozuv (në takimin e Ligës Ballkanike) ka ngritur motivin edhe më shumë për sfidën e nesërme, ndaj mitrovicasve.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat