A do t’i bashkohet Guardiolës te City?

Sporti

A do t’i bashkohet Guardiolës te City?

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:15

Futbollisti i Bayern Munihut, Arjen Robbenit, ka sqaruar gjërat se do të shkojë apo jo në Manchester City. Ai tha se nuk pret t’i bashkohet trajnerit Pep Guardiola te Manchester City. Futbollisti i kombëtares së Holandës thotë se as që mendon rikthimin në Premier League. “Mendoj se ishte momenti i duhur që të sqaroj disa gjëra për të ardhmen. Të gjithë e dinë se çfarë do të ndodhë. Ka spekulime të shumta dhe mendoj se është koha t’i sqaroj disa gjëra sa më shpejtë që të jetë e mundur. Jo, ai nuk më pyeti që t’i bashkohem atij te Manchester City. Nuk mendoj se do ta bënte këtë, as me mua as me lojtarët tjerë”, tha Robben.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat