San Antonio me vështirësi e mposhti Orlandon

Sporti

San Antonio me vështirësi e mposhti Orlandon

Nga: K.Goca Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 18:34

Në ligën më të fortë në basketboll NBA, janë zhvilluar disa ndeshje tejet interesante madje të paqarta deri në sekondat e fundit. San Antonio si mysafir shënoi fitore me dy pikë dallim (98:96) kundër Orlandos. Basketbollisti Kawhi Leonard ka qenë prej më të angazhuarve dhe me 29 pikët e tija ishte kreator i fitores së spursave. Ndeshje e fortë dhe efikase është zhvilluar edhe në mes Cleveland Cavaliers-ave dhe Los Angelos Lakers-ave.

Cleveland shënoi fitore me rezultat 120:111. Basketbollisti LeBron James, si zakonisht, edhe këtë herë ka qenë më i veçuari i cili me 29 pikët e tija kontribuoi në fitoren e Clevelandit. Ndërkaq, Kobe Bryant i LA Lakers-ave e mbylli sfidën me vetëm 17 pikë. Portlandi shfaqi lojë shumë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj ngadhënjeu me rezultat 116:13 kundër Houstonit. Vendasit ishin të pakompromis ndaj udhëtuesve dhe realizuan një fitore shumë të rëndësishme.

Pa dyshim më i merituari për këtë fitore ka qenë Damian Lillard i cili shënoi 31 pikë. Stephen Curry me 26 pikë të shënuara udhëhoqi triumfin 112:104 të Golden States ndaj Phoenix-ave. Në këtë mënyrë Warriors u ngjitën në kuotën e 48 fitoreve dhe 4 humbjeve sezonale. Rezultatet e kësaj xhiroje janë: Orlando-San Antonio 96:98, Brooklyn-Memphis 90:109, Minnesota-Toronto 117:112, Portland-Houston 116:103, Indiana-Charlotte 95:117, Philadelphia-Sacramento 110:114, Boston-LA Clippers 139-134, Detroit-Denver 92:103, Cleveland-LA Lakers 120:111, Chicago-Atlanta 90:113, New Orleans-Utah 100:96, Phoenix-Golden State 104:112.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat