Granit Xhaka: E vështirë ti thuash Pep Guardiolës jo, shqiptari drejt M. City

Sporti

Granit Xhaka: E vështirë ti thuash Pep Guardiolës jo, shqiptari drejt M. City

Nga: Fitim Dika Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 18:08

Se Granit Xhaka ëndërron një ditë të luajë në Premier Leaguen angleze, nuk përbën më sekret. Pas interesimit të Arsenalit dhe Liverpoolit për Xhakën, atë tani e kërkon edhe një klub tjetër i madh i ligës më të popullarizuar në botë.

“Logjikisht është e rëndë, ti thuash jo, kërkesës së Manchester Cityt. Këtë e them hapur dhe kjo nuk vlen vetëm për mua,” thotë lojtari i kombëtares zvicerane për Blick Sport.

23 vjeçari ka kontratë me Gladbach deri në 2019, mirëpo ai mund të prishë atë, pas bisedave me Pep Guardiolën. Nëse prish kontratën në 2017, ai duhet të paguajë si “dëmshpërblim” 25 milion euro.

Graniti kritikon indirekt edhe lojtarët dhe trajnerët e Bundesligës, kur thotë:

“Në Premiere League nuk ka shumë lojtarë që provokojnë.”

Dhe: Yaya Touré do largohet nga ManCity verës. Guardiolës me siguri i duhet një mesfushor qendror dhe këtë me së miri mund ta bëjë lojtari me origjinë nga Kosova./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat