Hasani shkatërron ekipin norvegjez!

Sporti

Hasani shkatërron ekipin norvegjez!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:25

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Shpëtim Hasani, me magjinë e tij shkatërroi ekipin e elitës së futbollit norvegjez, Tromson. Hasani luajti për ekipin suedez, Sundsvall dhe shënoi dy gola për fitoren me rezultat 2:0 ndaj Tromsos. Kjo miqësore iu shërbeu të dyja ekipeve për të parë se sa janë të gatshme para fillimit të kampionatit të ri në shtetet ku veprojnë ato. Sulmuesi shqiptar ishte në formë dhe shënoi në minutën e 48-të dhe të 54-tën. Ai konfirmoi se është i gatshëm për takimin e 20 shkurtit, kur do të takohen me Angelholms-in, e cila është e vlefshme për Kupën e Suedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat