A do të jetë Xhaka transferi i parë i Guardiolas?

Sporti

A do të jetë Xhaka transferi i parë i Guardiolas?

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:23

Ka disa javë që e ardhmja e Granit Xhakës është duke u përfolur në mediet gjermane dhe ato britanike.

Skuadra si Liverpool dhe Arsenal, kanë shprehur interesim për mesfushorin me prejardhje nga Kosova, që mban veshur fanellën e Reprezentacionit të Zvicrës.

Por, tani rreth së ardhmes së Xhakës, është hapur një hipotezë e re.

23 vjeçari që mban shiritin e kapitenit të Borussia Monchengladbach, shumë lehtë mund të transferohet te Manchester City, këtë verë.

“Logjikisht është e vështirë për t’i thënë jo një klubi si Manchester City”, ka deklaruar Xhaka për Sport Bild një ditë më parë.

Kjo deklaratë e Xhakës ka zënë vend të rëndësishëm në mediet zvicerane, kur dihet se mesfushori ka qenë i lidhur me një transferim edhe te Bayern Munich, ku kërkohej nga Guardiola.

E pikërisht Guardiola, që të City do të ketë në dispozicion një shumë të madhe parash për të shpenzuar, pritet të tentoj që të marrë me vete Xhakën, si pasues i Yaya Toure, që është përgatitur për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat