S’e ka “gajle” Real Madridin

Sporti

S’e ka “gajle” Real Madridin

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 16:47

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, në konferencën e fundit të mbajtur para ndeshjes së xhiros së 25 me Carpin, ka bërë të ditur se nuk e ka mendjen te ndeshja e mesjavës së ardhshme, ku skuadra e tij luaj përball Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Roma janë duke kërkuar çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga edicioni 2007-2008, dhe për të arritur këtë, duhet të kalojë Realin e Zinedine Zidanes.

“Ne e kemi mendjen këtu. Kemi disa lojtarë që janë kthyer, dhe do të bëjmë zgjidhjet tona. Prioriteti është nesër, do të bëjë zgjidhjet bazuar në lojën që kam”, deklaroi Spalleti.

“Nëse ne mendojmë përtej ndeshjes së ardhshme, gjithçka do të shkojë keq. Ne nuk mendojmë për ndonjë lojë tjetër, pos asaj të nesërmes. Nesër është ndeshje vendimtare”, ka shtuar trajneri i Romës.

Roma nesër nga ora 20:45, luan me Carpin në udhëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat