Shkëndija kthehet në Tetovë, të dielën miqësore me Vllazërimin

Sporti

Shkëndija kthehet në Tetovë, të dielën miqësore me Vllazërimin

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 16:30

Ekipi i futbollit Shkëndija nga Tetova është kthyer nga Antalia në Tetovë. Të shtunën vazhdojnë përgatitjet në Tetovë, ndërsa të dielën në Veles do të luhet ndeshje kontrolluese me Vllazërimin e Kërçovës. Shkëndija përfundimsht në pranverë do të jetë ‘vendase’ në Veles.

Ka përfunduar faza përgatitore e Shkëndijës në Antalia të Turqisë. Ekipi të mërkurën ka udhëtuar drejt Tetovës, ku do të presë fillimin e gjysmësezonit pranveror. Pas stërvitjeve intensive dhe 6 ndeshjeve kontrolluese në periudhën e kaluar, stafi teknik ka lënë të lirë futbollistët deri të premten, ndërsa të shtunën në ora 14.00 në terrenin me bar sintetik në Qendrën Sportive në Tetovë vazhdojnë seancat stërvitore.

Ndeshjet kontrolluese në Ohër (në teren me bar sintetik) dhe ato në Antalia (fusha shumë të përshtatshme) kanë konfirmuar edhe një herë se ekipi ka nevojë për teren adekuat në të cilin mund të nxjerë në pah cilësinë për të zhvilluar lojën që pritet. Kështu, deri në përgatitjen e stadiumit të Qytetit në Tetovë, Shkëndija si vendase do të luajë në Veles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat