Këngëtari Labinot Tahiri i shkruan mesazh të dhimbshëm Majlindës

Sporti

Këngëtari Labinot Tahiri i shkruan mesazh të dhimbshëm Majlindës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:21

Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e dyfishtë e botës, fundjavën e kaluar fitoi medaljen e artë në Grand Slam në xhudo, që u mbajt në Paris. Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, ka shkruar një mesazh të dhimbshëm në profilin e tij në facebook në lidhje me krenarinë e sportit tonë. “Nuk e ka pritur askush Majlindën...! Shumë na qenka "mërzitur" Majlinda dhe Dritoni, sa që me "lot" kanë shkuar në shtëpi..!
Oj Majlinda Kelmendi, oj krijes e superfuqisë....! Të them diçka, ky vend nuk di të vlerësoj njerëz si ty, ky vend vlerëson antivlerat.!
Gjëja më e madhe për ty është, se Populli të do se ti je popull.
Kënaqësia më e madhe në jetën tënde do të mbetët Dashuria e popullit tënd për ty...! Asgjë tjetër nuk janë me të mira se sa me mijëra sms e komente që të janë drejtuar duke të uruar Fitoret e tua që ua sjell djemve dhe vashave të këtij vendi të vogël.
Ata që e duan mirësinë për këtë Shtet e kombin tonë uroni këtë YLLNESHË PA KUFI...! Sepse Majlinda e nderoi dhe e beri krenarë popullin Shqiptar atje në mes të Francës dhe nëpër Botë.
Majlinda e Hekurt tê duam ty....!
Zoti ju bekoftë”, shkruan Labinot Tahiri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat