Gabimi i Cyrihut: Tani flet vetë golgeteri Armando Sadiku, qëllimi im ishte France 2016

Sporti

Gabimi i Cyrihut: Tani flet vetë golgeteri Armando Sadiku, qëllimi im ishte France 2016

Nga: Fitim Dika Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 10:39

“Kjo nuk është e vërtetë”

Përkundër që Cyrihu dhe Vaduzi janë “kundërshtarë”, Sadiku është shqetësuar pas humbjes së ish klubit të tij me Sionin, 0:1. “Nuk më ka pëlqyër aspak, që FCZ humbi me rezultatin minimal në shtëpi të vet,” thotë sulmuesi shqiptar, për tagesanzeiger.ch. Ai shpreson që Cyrihu tu kthehet fitoreve.

“Nuk është e vërtetë se trajneri Sami Hyypiae, nuk më dëshironte tek Cyrihu, ky është spekulim,” thekson Sadiku në lidhje me vendimin e largimit të tij.

Nuk i garantonte aktivizimin si titullar

“Unë kisha një qëllim: pjesëmarrjen time me Shqipërinë në France 2016,” thotë Sadiku, ndërsa sipas tij, trajneri nuk i garantonte aktivizim të plotë. Kjo binte ndesh me trajnerin shqiptar, Gianni de Biassi, që deklaroi se “asnjë lojtar shqiptar nuk do ftohet nëse nuk është aktivizuar.”
“Por e shoh reale dhe pragmatike. Janë vetëm katër muaj. Pas aktivizimit tim në France 2016 unë mund të kthehem në Cyrih, me gjasë nga 1 korriku,” vijon më tej Sadiku.

I ftuar edhe nga Bundesliga gjermane

Armando Sadiku ka pasur gjatë pauzës dimërore edhe kontakte me Bundesligën gjermane. Konkretisht me FC Ingolstadt 04.
“E pash ku i kisha mundësitë më të mira të aktivizimit. Këtë ma dhuroi bindshëm trajneri i Vaduzit, Giorgio Contini,” tha Sadiku, duke treguar arsyen pse nuk shkoi në FC Ingolstadt 04.
“Është ëndërra e gjithë secilit, i çdo futballeri,” e përmbyll deklaratën sulmuesi shqiptar, “që të mbajë fanellën e kombëtares në një kompeticion europian si France 2016.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat