Colorado Rapids: Shkelzen Gashi do fitojë rreth 1 milion dollarë në vit

Sporti

Colorado Rapids: Shkelzen Gashi do fitojë rreth 1 milion dollarë në vit

Nga: F.D. Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 09:58

Shumë futbollistë europianë janë transferuar në SHBA dhe Kanada, pas një kohe të gjatë aktivizimi në Europë. Në kontinentin pëertej Atlantikut, momentalisht luajnë ish legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard (Los Angeles), i cili fiton 6.2 milionë dollarë në vit, ndërsa ish ylli i Juventusit, Sebastian Giovinco për Toronton fiton 5.6 milionë dollarë, shkruan Blick.ch.

Së fundi është transferuar edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, që nuk gjente vend si titullar në Fc Basel, Shkelzën Gashi, që do fitojë pak më pak se 1 milion dollarë në vit në Colorado Rapids. Për krahasim: Kolegu i Gashit në Philadelphia, Barnetta, merr 600.000 dollarë në vit.

Barabar me Gashin, gjegjësisht rreth një milion dollarë paguhet nga San Jose, edhe Innocent Emeghara, i cili më parë ka luajtur për GC-në e Cyrihut në kampionatin zviceran./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat